Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e daljes së një makine nga rruga mëngjesin e sotëm.

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Sarandë-Borsh, shtetasi Jorgo Bitri, rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi J. B, si dhe kanë ngelur të dëmtuar dy pasagjerët, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.