Kundërofensiva e Ukrainës tashmë ka filluar. Regjimenti Azov i ushtrisë ukrainase po përparon në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore që ka qenë i rrethuar prej muajsh nga ushtria ruse.

Komandanti i Regjimentit Azov tha se në Bakhmut, luftëtarët e Brigadës së 3-të të Forcave të Armatosura të Ukrainës përparuan 2.6 kilometra gjatë sulmit ndaj pozicioneve ruse gjatë dy ditëve të fundit.

Guvernatori i rajonit Bryansk Alexander Bogomaz tha se një ndërtesë administrative në qytetin Starodub në rajonin Bryansk u godit nga një dron ukrainas.

“Një dron ukrainas bombardoi një ndërtesë administrative në Starodub. Nuk pati viktima”, shkroi Bogomaz në kanalin e tij Telegram.