Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, njoftoi se mandatin për formimin e qeverisë ia jep liderit të Lëvizjes Qytetare (GP) URA, Dritan Abazoviç.

Gjukanoviç dhe Abazoviç u takuan më herët gjatë ditës së sotme, sipas medias malazeze “Vijesti”, kur presidenti i Malit të Zi e ka njoftuar zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet dhe se ka ndërmend ta japë mandatin./g.j