Atë për të cilën nuk ua harroj kurrë prindërve është se më kanë lënë të lirë në mendime. Një liri mendimi e bukur dhe për këtë gjë mendoj se nuk jam rastësisht kjo që jam sot.”
Kështu u shpreh shkrimtarja Rita Petro në emisionin “Jeto me Orën” . Ashtu e lirë dhe pa filtra ishte dhe në gjatë intervistës në këtë emision teksa foli për bashkëshortin që nuk jeton më.
Rita Petro: Malli është i jashtëzakonshëm. Ndonjëherë hap sytë dhe shikon. Ishim shumë të fuqishëm. Bënim gjëra bashkë. Konsultoheshim për punën. Dhe them se kur të mungon partneri jeta të merr një drejtim tjetër. Varet nga njeriu. Partneri ta ndryshon jetën. Për ty fillon një epokë e re. Unë e kam lënë natyrshëm. Nuk më pëlqen asgjë e sforcuar. Burrat tremben, ne gratë në këtë pikë jemi më të forta. Unë e kam jetën plotë dhe e kaloj tranzicionin shumë normal.
Çfarë ju mundon më shumë nga partneri juaj?
Rita Petro: Çfarë nuk më mungon, por e di pse i quaj më tepër udhëtimet dhe pushimet ? Se kishim arritur në një stad ku vendosnim vetë rregullat e jetës tonë. Udhëtonim vetëm me makinë se partneri e kishte fobi aeroplanin. Bënim rrugë pafund me kilometra ndalonim në benzinata si nëpër filma dhe nuk i kam më ato. Dhe kur i bëj me të tjerët është ndryshe. Ajo nuk përsëritet më. Asnjë çast nuk vjen më pas, nuk është si ai që lamë.
Çfarë është dashuria për ju?
Rita Petro: Moment që bie në dashuri është një magji. Nuk ndodh gjithmonë ndodh rrallë. Ka njerëz që e kanë fuqinë të dashurojnë disa herë. Mua më kanë ndikuar pozitivisht. Se ka njerëz që mund të jetë shkatërruese se është uragan. Mund të lëndosh njerëz se mund të bëhesh arrogant. Arrogancën nuk e kanë vetëm meshkujt e kanë dhe femrat. Pavarësisht se burri është i fuqishëm dhe mbetet përdhunuesi dhe dhunuesi por ka dhe gra dhe burra që e lëndojnë njëri tjetrin.