Poetja guximtare Rita Petro tregoi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania detaje nga jeta e saj private.

Ajo përshkroi mëngjesin e saj të cilin e preferonte më shumë kur e merrte shtruar. Dita niste me kafen e mëngjesit, pak gjimnastikë dhe pak pikturë.

Piktura ka qenë një nga pasionet e Ritës dhe poetja i ka kushtuar pjesën e parë të ditës duke hedhur në telajo emocionet e momentit.

Ndërsa foli hapur dhe për ndarjen nga jeta të bashkëshortit, dhimbjen me të cilën tashmë kishte mësuar të jetonte dhe boshllëkun që ka lënë ai, poetja u shpreh se ishte gati për dashuri të reja.

“Në fund të fundit ne kemi ardhur në këtë jetë dhe rrugëtimin e kemi vetëm përveç aksidenteve që mund të ndodhin bashkë. Jemi në një rrugëtim vetëm. Mund të ngjitemi në rrugën që rrallë shkohet. Është rruga e ngritje shpirtërore, ngjitemi dyshe dhe është një fat i madh njerëzit që takojmë, por unë me thënë të drejtën jeta ime ka qenë gjithnjë e mbushur, siç ka qenë dhe jeta e partnerit tim. Prandaj kemi qenë dy njerëz që kemi ndenjur bashkë se kemi dashur të rrimë bashkë, jo sepse kemi krijuar lidhje varësie. Dhe unë prandaj nuk e kam ndjerë atë se ne kemi qenë të pavarur dhe nuk kam ndjerë atë pjesë që ndonjëherë ndjejnë gratë dhe burrat që më humbjen e partnerit jeta e tyre merr fund. Sepse është krijuar si lidhje varësie. Në momentin që je një person i lirë atëherë normalisht jeta për ty vazhdon. Normalisht gjithë dyert janë të hapura kundrejt dashurisë se sa lloji i dashurisë. Ne i dimë shumë mirë që të gjitha llojet e dashurisë janë të mirë se ardhura derisa të kemi jetën, sepse në fund të fundit është një energji që e kemi brenda vetës,” – u shpreh Rita.