Një tjetër aksident me autobus ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Tre aksidente në 6 ditë, një rekord sa i përket autobusëve të Tiranës, drejtuesit e të cilëve duket se u ka rënë dielli në kokë ende pa nisur vapa.
Pas aksidentit të 29-prillit ku autobusi i Unazës “Green linee” i cili përfundoi në Lanë duke marrë para dhe një automjet tjetër, një tjetër autobus ai i linjës “Qytet Studenti” do të përplasej me stacionin ditën e hënë të kësaj jave, ndërsa sot radhën për tu përplasur e ka patur autobusi i linjës “Kristal-Qendër”.
Aksidenti ka ndodhur pranë “Stacionit të Trentit”, nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë në vendngjarje shihet që ka mbërritur edhe karotreci, i cili ka larguar autobusin, për të liruar trafikun.