Veliaj zhduk Nadir Causholli n nga takimi me pronarët e kompanive të autobus ëve pas aksident eve të frikshme në Tirane . Rrugëtimi i çuditshëm nga burgu drejt transportit publik dhe kërcënimi i jetës së qytetarëve. 

Kryebashkiaku Erion Veliaj mbajti një fjalim të gjatë sot para pronarëve të autobusëve urbanë të Tiranës dhe disa të huajve në kuadër të projektit për të ndërtuar tre linja të shpejta autobusi në kryeqytet.

Fjala e Veliajt zgjati mbi 50 minuta por në 20 minuta të saj ai u ndaj vetëm te aksidentet e frikshme që kanë ndodhur me autobusët urbanë në Tiranë gjatë muajve të fundit, ku pjesa dërrmuese i përkasin pikërisht autobusëve të një njeriu të dënuar me burg nga gjykata për vjedhje të fondeve publike, siç është Nadir Çausholli. Bëhet fjalë për kompaninë “Green Line”, e cila është në pronësi të CFO Pharma, ku Çausholli është pronar.

I nxiu faqen me aksident et e frikshme në Tirane , Veliaj zhduk nga takimi Nadir Causholli n e Green Line : Rrugëtimi nga burgu te transporti publik dhe kërcenimi ndaj kryeqytetasve
I nxiu faqen me aksident et e frikshme në Tirane , Veliaj zhduk nga takimi Nadir Causholli n e Green Line : Rrugëtimi nga burgu te transporti publik dhe kërcenimi ndaj kryeqytetasve

Me sa u pa nga videoja Veliaj ishte kujdesur që ta zhdukte Çaushollin e aksidenteve të bujshme nga salla për shkak të namit të keq që ai ka me transportin urban në Tiranë duke i paraqitur gjermanëve të GIZ që do të zhvillojnë projektin, fytyra të tjera. Në fakt, fytyra e vërtetë e transportit urban në Tiranë është pikërisht Nadir Çausholli dhe autobusët e tij të shkatërruar që po rrezikojnë jetë çdo ditë.

Nadir Causholli ne rreth te kuq me Veliaj pak jave para aksidentit te frikshem kur autobusi i tij hodhi qytetaret ne Lane
Nadir Causholli ne rreth te kuq me Veliaj pak jave para aksidentit te frikshem kur autobusi i tij hodhi qytetaret ne Lane

Më parë Veliaj nuk e ndante famozin Causholli nga vetja në aktivitete të ngjashme, por duket se oligarku i paracetamolëve e ka mbushur kupën.

LEXO GJITHASHTU: SKANDALI/ Pas burgut për mashtrim me ilaçet, oligarku Nadir Çausholli i “CFO Pharma” merr linjën e Unazës në Tiranë

Si duket edhe nga buja e madhe që kanë bërë këto aksidente, Veliaj sulmoi edhe JOQ si edhe faqen Lolita për denoncimet që kanë bërë.

Nadir Causholli pas hekurave kur u arrestua per mashtrim me ilacet e rimbursushme
Nadir Causholli pas hekurave kur u arrestua per mashtrim me ilacet e rimbursushme

“Green Line”, autobusë jashtë standardit?

Autobusët e linjës “Green Line”, pjesë e qarkullimit urban të Tiranës, janë përfshirë në disa aksidente të frikshme, pak kohë pasi hynë në funksionim, duke bërë që shumë të pyesin nëse janë brenda standardeve të nevojshme.

Aksidenti i pazakontë i prillit të vitit të kaluar, kur autobusi “Green Line” i linjës së “Unazës” u përplas me një makinë dhe përfundoi në lumin e Lanës, do të ishte shenja e parë që diçka nuk shkon, sa i përket funksionimit të tyre, kjo edhe për faktin se shoferi do të deklaronte në atë kohë se autobusi kishte marrë superxhiro jashtë kontrollit të tij. Megjithatë shoferi i procedua në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Por disa dite me pare, autobusi i të njëjtës firmë u përfshi në një aksident të frikshëm duke marrë para dhjetra makina në një nga zonat më të populluara të Tiranës, te “ura e Bllokut”.

Nga pamjet e para filmike, duket se autobusi nuk ka arritur të frenojë, megjithëse mbetet e paqartë nëse shkak për mosfrenimin është bërë gabimi njerëzor apo degradimi i sistemit të frenimit.

Siç edhe deklaroi një zyrtar i policisë, nuk përjashtohet asnjë mundësi. Autobusët që sillen si fjalë e fundit e teknologjisë, në fakt rezultojnë shpesh të konsumuar nga përdorimi jashtë shtetit. Megjithatë edhe në rastin kur mund të jenë të rinj, këto mjete kanë nevojë për kontrolle sistematike pasi punojnë për 16 orë pa ndërprerje, çka çon në konsumin më të shpeshtë të pjesëve.

# # Nadir Causholli autobus aksident