Një vrasje e dyfishtë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në një lokal në Kavajë, në qendër të qytetit.Gazeta Jonë ka mësuar se viktimat janë identifikuar si Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha nga Kukësi, të 2 të moshës 43-vjeç.

Nga sa mësohet ka qenë Gosa që ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë. Altin Rexha i cili ka ndryshuar emrin në Sali Rexha, ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit. Gjithashtu edhe Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin në Armand Gosa, teksa fisi i tij mbahet si “të fortët” në Kavajë. Ky i fundit, njohet si person problematik në qytet, i dënuar më parë për plagosjen e rëndë të Gent Gjuzit me kazëm, i cili vdiq më pas në spital.

Masakër në Kavajë, dy persona vrasin njeri-tjetrin: Dalin detajet tronditëse
Masakër në Kavajë, dy persona vrasin njeri-tjetrin: Dalin detajet tronditëse

Motivet mbeten të paqarta, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të nisur 3 ditë më parë e ndërsa sot dyshja janë takuar “për t’u sqaruar”.

Gazeta Jonë sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, lokali te kryqëzimi i Valutës, siç njihet nga banorë të zonës. Paraprakisht raportohet se konflikti ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit dhe më pas ka agravuar në ambientet e saj të jashtme, siç edhe mund të shihet në video, ku njollat e gjakut ende janë të dukshme. Ato janë dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk kanë mundur që t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Është e paqartë se për çfarë janë konfliktuar, e ndërsa po ashtu priten të mësohet të dhëna të tjera në vijim lidhur me të kaluarën e 2 viktimave. Policia ka shoqërua disa persona, klientë të lokalit si persona që mund të kenë më shumë dijeni se si ndodhi ngjarja, e teksa pritet me interes deklarimi i tyre që mund të ndihmojë hetuesit që të shkojnë drejt zbardhjes së plotë.