Tirana nën atmosferën festive ka pritur sot këngëtarin e famshëm Maluma, i cili po performon në skenë. Ylli botëror vjen në kuadër të turit të tij “Papi Juancho Tour”.
Në koncertin që po zhvillohet në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka performuar edhe këngëtarja Ronela Hajati dhe këngëtari Elgit Doda.
Kryeqyteti është mbushur me të hujaj, 2400 qytetarë kanë ardhur nga jashtë për të ndjekur në Tiranë performacën e paharrueshme të Malumës.
Ndërkohë në total për koncertin janë prerë rreth 10.000 mijë bileta.
Maluma zhvilloi një interes për muzikën në moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Ai publikoi albumin e tij debutues, Magia, një vit më vonë në 2012. Megjithatë, albumi i tij i suksesshëm ishte Pretty Boy, Dirty Boy i vitit 2015, i cili e çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë.
Kënga e tij “Hawái” arriti numrin tre në Billboard Global . Me shitje prej mbi 18 milionë disqe (albume dhe këngë), Maluma është një nga artistët më të shitur të muzikës latine
Ai ka punuar me artistë të tjerë ndërkombëtarë, si Ricky Martin dhe The weeknd etc. Maluma ka fituar një çmim Latin Grammy, një MTV Video Music Award, dy çmime muzikore të Amerikës Latine dhe është nominuar për një çmim Grammy për albumin më të mirë latin pop.