Jennifer Lopez foli për marrëdhënien e saj të komplikuar me nënën e saj, Guadalupe “Lupe” Rodriguez, duke pretenduar se ajo e ka rrahur gjatë gjithë fëmijërisë së saj.
Sipas Nypost, ylli i popit, 52 vjeç, bëri pretendimin e bujshëm në dokumentarin e saj të ri të Netflix, “Halftime”, duke thënë në një skenë se nëna e saj e ka rrahur pafund kur ishte fëmijë.
“Ajo bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar, dhe kjo e bëri atë të fortë, por gjithashtu e bëri atë të ashpër. Ajo më ka rrahur pafund”.-tha Jlo.
Rodriquez, 76 vjeç, gjithashtu shfaqet në dokumentar, duke pranuar se ishte e ashpër me Lopezin dhe dy motrat e saj, Leslie dhe Lynda. Matriarkja, e cila emigroi nga Porto Riko, rriti tre vajzat e saj në Bronx së bashku me bashkëshortin e saj David, nga i cili u divorcua pasi vajzat u rritën.
“Gjithmonë kam pasur pritshmëritë më të larta prej tyre. Ishte vetëm për t’ju treguar se mund të bëni më mirë. Jennifer, ajo më dha kohën më të vështirë, të them të drejtën. Kemi debatuar shumë.”-tha Lupe.
J.Lo u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare pasi u përplas vazhdimisht me nënën e saj për të ardhmen e saj. Këngëtarja rrëfeu se nuk ishte e fokusuar në shkollë, duke thënë se ishte e hutuar nga kërcimi, diçka që shkaktoi tension mes nënës dhe saj.
“Mamaja ime tha: “Nëse do të jetosh në këtë shtëpi, do të arsimohesh. Ne u grindëm keq një natë dhe unë u largova.”-tregoi Lopez.
Rodriguez tha se ajo gjithmonë donte që tre vajzat e saj të kishin një arsim në mënyrë që ato të mos vareshin nga burrat.
“Unë isha larg nga nëna perfekte. E vetmja gjë që mund të them gjithmonë, gjithçka që bëra, e bëra me interesin e tyre më të mirë në zemër.”-tha ajo.
Lopez e përshkruan nënën e saj si një person “të komplikuar” në dokumentin e ri, por dyshja tani gëzojnë një marrëdhënie shumë më të qetë me njëri-tjetrin. Skenat emocionale mes dyshes janë ndër shumë momente të sinqerta të kapura në “Halftime”, e cila u regjistrua kryesisht në krye të performancës së J.Lo në Super Bowl me Shakira në 2020.