Rozerta Dobi dhe Havier Dobi, janë lënë në “arrest me burg” nga gjykata për shkak se akuzohen për vjedhjen e një shumë mbi 500 mijë eurosh në banesa ku Rezerta ishte e punësuar si sanitare.
Gazeta Jonë ka siguruar edhe një letër të fundi të shkruar nga 23-vjeçari Havier Dobi, për babanë e tij. Edhe pse bashkëpunëtor, sipas asaj që kanë zbuluar hetimet, i riu, fajin ia lë nënës së tij duke thënë se nuk ia falë kurrë veprimin që ka bërë.

“Babi im i dashur jam shumë mirë mos u bëj merak, duhet të jesh shumë i qetë. E mora letrën që më kishe mu mbushën sytë me lot. Mu shkatërrua zemra. Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka më nxjerrësh të lutem. Jam bërë si mos më keq nuk e dua veten time, më vjen të vras veten po të lutem bëj çdo gjë nuk rri dot më, dhe mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë, kurrë. Mos u bëj merak. Ju dua shumë ty babin dhe Ilirën do dal vetëm për ju”, thuhet në letër.

Të shtunën e 7 Janarit, nënë e bir u arrestuan për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë ku Rozeta Dobi ishte punonjëse e mirëmbajtjes. Pas kontrolleve të mëtejshme në banesën e tyre u gjetën dhe para të tjera në tubin e aspirimit.

Mësohet se pronarja e shtëpisë Alda Klosi ishte jashtë vendit dhe para se të largohej i ka dorëzuar një kopje të çelësit pastrueses, e cila më pas bashkë me djalin e saj ka ndërhyrë në kasafortë.