Pas një kohe pushim, Sokol Topçiu ka hapur sezonin e jahteve për ministreshën Ogerta Manastirliu.
Më datë 11 të këtij muaji ai ka përfituar mbi 75 MLN LEKË ME TVSH nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence. Konkurrent i vetëm në garë ka qenë kompania Farma Net e Sokol Topçiut.
Tenderi ka të bëjë me sigurimin e 8 uniteve dentare për kujdesin detar të fëmijëve, ndërkohë që Topçiu është i specializuar në kalimin kontrabandë të ilaçeve që shet në farmacitë e tij.
Rikujtojmë se Topçiu u dënua dhe u la në arrest shtëpie pasi kontrabandoi ilaçet dhe abuzoi me çmimin e tyre.
Ilaçet që i blen me 15-20 $, biznesmeni ua ka shitur qytetarëve shqiptarë për 500 Mijë Lekë të vjetra.
Ky oligark i Shëndetësisë njihet si “i rrezikshëm” për këto skema të përsëritura pasi e ka bërë të njëjtën gjë edhe gjatë kohës së pandemisë duke abuzuar me çmimet e maskave dhe dezinfektantëve dhe për këtë është gjobitur.
Mesa duket Topçiu është rifutur në listë këtë sezon veror pavarësishr se është person me vepra penale në këtë fushë, gjë që nga Ligji i APP ndalohet në mënyrë kategorike të përfitojë para publike.
Duket se skandali është harruar dhe Manastirliu ka veshur bikinit për të marrë rreze në jahtin e oligarkut.