Moderatorja Marina Vjollca ka qenë këtë mbrëmje në Thumanë. Ajo është fotografuar mes të pranishmëve në aktivitetin e organizuar nga kryeministri Edi Rama për dorëzimin e çelësave të 155 shtëpive të rindërtuara pas shëmbjes nga tërmeti tragjik.
U vu re që Marina Vjollca mbërriti në fund të eventit, kur po këndoheshin disa këngë dhe u ul në rreshtin e parë. Nuk dihet se çfarë e lidh Marinën me Thumanën e këtë aktivitet.