Mes ish-deputetit të PD-së Mark Marku dhe mbështetësve të “Foltores” Oerd Bylykbashi dhe Çlirim Gjata ka pasur një debat i cili ka agravuar edhe në përdorimin e gjuhës banale.
Marku i tha Gjatës se ky i fundit është kthyer në kundërshtar me Lulzim Bashën pasi nuk e futi në listat e deputetëve.
Më pas debati mes tyre është përshkallëzuar me përdorimin e fjalëve fyese.
Mark Marku: Mos flasim për nder se pastaj di unë si flas.
Çlirim Gjata: Është shumë e pandershme kjo.
Mark Marku: Di unë si flas, di unë si ju kthehem pastaj për punë nderesh. Lem të flas tani se nuk më ndërpret njeri fjalën. Për punë nderesh di unë si flas.
Çlirim Gjata: Kjo që po bën është e pandershme.
Mark Marku: Është e pandershme? I pandershëm je ti. Je bërë kundërshtar me Lulzim Bashën vetëm se s’të bëri deputet o zotëri.
Dhe kjo është e pandershme. Jo imja që u bëra dhe thashë kështu si jeni ju jeni një m*t dhe hajt mirë u pafshim edhe hani m*tin tuaj.
Çlirim Gjata: Të të vijë turp për këto fjalë, je dhe intelektual ti, ti je banal.
Mark Marku: Të keni turp. Ju jeni banal.
Oerd Bylykbashi: Me ato terma duhet të bësh kujdes kur flet Mark.