Emisioni “Piranjat” këtë javë është futur brenda shtëpive të kanabisit në Spanjë. Kamera ka filmuar banesën e kthyer në një laborator droge, ku vetëm një llambë kushton 900 euro. Një punëtor, që jeton e flen në atë shtëpi tregon se ka shkuar drejt Spanjës me ndihmën e një shoku që i ka premtuar punë, duke qenë se kishte qenë në kushte të vështira ekonomike. I riu tregon se paguhet 2 mijë euro në muaj dhe nëse shefi tregohet ‘bamirës’, përfiton edhe ndonjë bonus. Ai shton se familja e tij nuk është në dijeni të punës që bën në Spanjë, pasi nuk do të ishin dakort për këtë gjë.
Puna e tij është të ruajë ‘barin’ nga policia dhe nga rivalët që mund t’ua vjedhin, por jo gjithçka përfundon me një ‘shtëpi’. Pas tre mujorshit, kanabisi shitet dhe ata rinisin procesin nga e para, për të nxjerrë në treg një tjetër sasi droge.