Marrëdhënia me Monikën mori një tronditje të fortë për shkak të ndarjes politike, por në aspektin personal shkojmë shumë mirë. Kështu është shprehur Ilir Meta sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjes Shqipëri” në TVSH.

“Marrëdhëniet tona familjare, personale janë të shkëlqyera. Marrëdhëniet tona politike kanë kaluar një traumë të fortë që është tejkaluar, për shkak të vendimeve të gabuara që koha e provoi se ishin të tilla. Për tia lënë parlamentin edi ramës dhe për tia bërë të lehtë kapjen e shtetit.

Jemi duke parë përpara. Partia e lirisë është një parti që është e përkushtuar për të ndihmuar në triumfimin e vlerave të demokracisë që janë tronditur nga arroganca e këtij regjimi që ka kapur cdo pushtet dhe ka shkelur cdo balancë mes pushteteve apo edhe vetë lirinë e mediave që është bazike për demokracinë.

Në familje përpiqemi të evitojmë sa më shumë të jetë e mundur politikën dhe kemi të ftuar gjithmonë, miq që duhet tu kushtojmë vëmendjen që meritojmë dhe të mos konsumojmë të njëjtat çështje që dëgjohen përditë” tha kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në emisionin e mëngjesit në TVSH.