Një incident ka ndodhur në dasmën e këngëtares së famshme, Britney Spears, e cila u martua dje me të fejuarin e saj, Sam Asghari. Mediat e huaja raportojnë se ish burri i saj, Jason Alexander ka tentuar që të prishë ceremoninë që po mbahej në shtëpinë e saj.

Policia e qarkut Ventura arrestoi Alexander, 40 vjeç, të enjten pasdite pasi ai u shfaq në rezidencën e Spears dhe arriti të futej brenda. Alexandër arriti të hynte brenda pasi gënjeu sigurimin se këngëtarja e kishte ftuar ndërsa transmetoi ngjarjen dhe në rrjete sociale.

“Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme. Unë jam burri i saj i parë, unë jam këtu për të prishur dasmën.”, ka thënë ai. Britney dhe Alexander u martuan në vitin 2004 por u ndanë vetëm 55 orë më vonë.

Mediat e huaja raportojnë se Jason është ndaluar nga policia dhe ndodhet në paraburgim. Ylli i muzikës pop u martua me të fejuarin e saj, Sam Asghari, të enjten mbrëma në oborrin e shtëpisë së saj në Thousand Oaks, Kaliforni. Mediat e huaja raportojnë të ftuar ishin dhe Madonna, Paris Hilton, Drew Barrymore.

Gjithashtu edhe Donatella Versace, e cila ka stiluar dhe fustanin e nusërisë për këngëtaren. Prindërit e saj, Jamie dhe Lynne Spears, dhe motra e saj, Jamie Lynn, nuk morën pjesë pas përplasjeve të vazhdueshme që kanë pasur. As dy fëmijët e saj, djemtë 16 dhe 15 vjeçar nuk morën pjesë.