Shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, mbrëmjen e të premtes iu shtua edhe një banore. Ajo është këngëtarja Gigliola Haveriku.
Gigliola s’do ta ketë hyrjen e njëjtë sikurse banorët në fillim të spektaklit, pasi ajo do të qëndrojë në dhomën sekrete.

Kujtojmë që Gigliola ka qenë shumë e komentuar për lidhjen me aktorin Amos Zaharia.