Modelja Keisi Medini është banorja më e re që hyri sonte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Keisi konkurron për çmimin e madh, njësoj sikurse konkurroi një vit më parë i ati i saj, Sabiani.

Kristi mirëpriti në shtëpi modelen, që iu bashkua konkurrentëve të tjerë mes shumë emocionesh.

Gjithashtu ka qenë aktori Amos Zaharia ai që ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip pasi rezultoi se ishte më pak i pëlqyer nga nga publiku.

Dyshohet se penalizimin e tij e solli sjellja që përdori kundrejt banorëve të tjerë duke ofenduar herë pas here.