Gëzim Nika, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ku ka lëshuar disa nga deklaratat më të forta të të gjithë karrierës së tij.

I pyetur për martesën me bashkëshorten e tij, Nika u shpreh se ata janë të lumtur dhe se përgjatë viteve, Anxhelina ka patur një xhelozi të pranueshme e cila asnjëherë nuk është bërë toksike.

Nika, për herë të parë pranoi se gruaja e ka patur mat duke flirtuar me femra të tjera, por fatmirësisht ai ka shpëtuar pa shenja.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se për çfarë e kritikon më shpesh gruaja e tij, Nika u përgjigj: ‘Të mos shkoj me femra.

Një rast ka qenë dhe një keqkuptim me bashkëshorten e tij prej disa dekadash, Anxhelinën. Gëzim Nika tha se e pranishme në atë moment ka qenë dhe këngëtarja Aurela Gaçe.

Ishim në një bar dhe shkova së bashku me gruan dhe Aurela Gaçen. Gruaja ime nuk pi kurrë, por të ditë piu një birrë dhe më thotë: Pash sytë e ballit, a ke patur punë me filanen? I thash ta linte atë muhabet se kishim dal për qejf. Aurela na pa dhe ngeli. Mëpas gruaja më betohet për kokën e djalit dhe më kërkon t`i them të vërtetën, dhe unë i thash: Po mos u beto për djalin se do mërzitesh (qesh)”

I pyetur në vijim nga moderatorja Ester Bylyku nëse gruaja e ka kapur ndonjëherë mat duke flirtuar me femër tjetër, Gëzim Nika tha:

“Po, këto janë gjëra që ndodhin. E zbuloi por nuk më la shenja (qesh)”.