“Big Brother VIP Kosova” ka filluar mbrëmjen e sotme në ekranin e “Klan Kosova” dhe tashmë kemi filluar të njihemi me banorët. Pas Getinjos, Ana Kabashit dhe Vivienit, një tjetër banor është bërë pjesë e shtëpisë së famshme.
Bëhet fjalë për një personazh jo pak të njohur për publikun. Ai është Andi Artani, ish-konkurrent i emisionit të dashurisë “Përputhen”.

Andi deklaroi se është beqar dhe nuk do i thotë “jo” dashurisë nëse e gjen në “Big Brother”.