Një krim i rëndë ka tronditur Tiranën ditën e sotme, ku në zonën e Paskuqanit një person i identifikuar si Ramazan Kuta, ka hyrë në shtëpinë e familjarëve të ish gruas së tij dhe i armatosur me kallashnikov ka qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 3 të tjerë të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre.

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa autori, i ngjarjes, Ramazan Puta është larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e tij tip ‘Benz’.

Kujtime Hysa dhe Alketa Hysa dyshohet se janë dy gratë të cilat kanë mbetur të vdekurta nga të shtënat me kallashnikov nga Ramazan Kuta. Mësohet se Alketa Hysa është ish gruaja e Ramazan Kutës ndërsa Kujtime Hysa është e ëma e saj.