
Sot përkujtohet Masakra në Krushë të Madhe, ku më 25-27 mars 1999 forcat serbe masakruan 243 persona dhe dogjën 893 shtëpi.
Kjo është masakra më e madhe e luftës në Kosovë, dhe ende shumë persona mbeten të pagjetur. Ajo ishte pjesë e aktakuzës kundër Sllobodan Millosheviçit dhe udhëheqësve serbë, por askush nuk u dënua drejtpërdrejt për këtë krim.
Po ashtu, sot përkujtohen edhe viktimat e masakrave në Fortesë, Brestoc dhe Celinë. Në Fortesë u vranë 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë 75 martirë. Krimet e kryera nga forcat serbe mbeten ende të pandëshkuara./gazetajone