Të dënuarit Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha janë futur në regjimin e posaçëm ’41 biss’.
Dy të burgosurit ka dyshime se kanë komunikime dhe mbajnë lidhje me njerëz të krimit jashtë burgut dhe për këtë arsye mbrëmjen e djeshme në dy te natës është kryer mbyllja e tyre në 41 biss.
Të dënuarit u futën në regjimin e ashpër ku do të monitorohen dhe u nënshtrohen kufizimeve të 41 biss-it 24 orë më 24, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme dhe aprovimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Aprovimi është marrë gjithashtu edhe nga SPAK.
Anterio Kaloshi akuzohet për masakrën e ndodhur në Lushnjë në vitin 2017, së bashku meLaert Haxhiun ku u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.
Ai gjithashtu ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, i arrestuar në prill të 2020, po ashtu një nga autorët e masakrës së Lushnjës.
Aldo Hoxha akuzohet për vrasjen me thikë të Fatbardha Tafës, gjatë përleshjes për t’i vjedhur asaj nga qafa varësen e floririt.
Në ngjarjen e shënuar më 7 gusht 2012 pranë Fushës së Aviacionit në Tiranë, gjatë përleshjes me grabitësin mori plagë vdekjeprurëse me thikë Tafa dhe u plagos kunata e saj./tch