Një krim i rëndë ka tronditur Tiranën ditën e sotme, ku në zonën e Paskuqanit një person i identifikuar si Ramazan Kuta, ka hyrë në shtëpinë e familjarëve të ish gruas së tij dhe i armatosur me kallashnikov ka qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 3 të tjerë të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre.

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa autori, i ngjarjes, Ramazan Puta është larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e tij tip ‘Benz’.

Alketa Hysa është njëra prej grave që kanë mbetur të vdekura nga të shtënat me kallashnikov nga Ramazan Kuta. Mësohet se Alketa Hysa është ish gruaja e Ramazan Kutës. Ndërsa ka vdekur edhe Kujtime Hysa, e ëma e Alketës.

Personi që shihni në foto është Ramazan Kuta, i cili ka hyrë me kallashnikov në shtëpinë e familjarëve të ish-gruas së tij dhe ka hapur zjarr duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 3 të tjerë në zonën e Paskuqanit. /GazetaJonë