Aktorja e njohur turke, Hande Erçel po kalon një situatë të vështirë pasi mbesa e saj u diagnostikua pak ditë më parë me kancer. Pasi lajmi u bë publik në mediat turke, motra e Handes sqaroi për publikun se vogëlushja po kurohet.

Ndërkohë raportohet se Handes po i qëndron pranë ish-partneri i saj Kerem Bursin. Edhe pse dyshja kanë disa muaj të ndarë, thuhet se Kerem ka shkuar me një buqetë me lule dhe ka ofruar ndihmën e tij.

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim se Hande dhe Kerem janë ribashkuar, por aktori po i ofron mbështetjen e tij, gjë është vlerësuar shumë.