Modelja Arta Elezaj ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së djeshme në “Zemër Luana”. Në një prej lojërave ajo duhet t’i përgjigjej një pyetjeje pikante. Për Artën pyetja ishte se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që ajo ka bërë dhe ajo që i kanë bërë të tjerët.
Ajo tha se dhurata më e shtrenjtë që ajo ka bërë ka qenë dashuria e saj për dikë, ndërsa dhurata më e shtrenjtë që i kanë bërë është ora që mbante në dorën e saj të majtë mbrëmjen e djeshme.

Ora që ajo mbante në dorë  është vënë re edhe nga faqet e veshjeve në Instagram dhe sipas kërkimeve të tyre, ora e Artës kushton plot 48 mijë Euro.