Mbretëresha 96-vjeçare i është rikthyer kalërimit pas 9 muajsh ku ju ndalua për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Ajo u pa duke kalëruar në Windsor ndërkohë gjatë daljeve publike ishte parë shpesh me shkop dhe në vështirësi për të ecur.

Ajo madje ishte parë të përdorte një karrocë golfi për të ‘shëtitur qenin e saj korgi. Por pas takimit me Kryepeshkopin e Canterbury-t, Justin Welby në Kështjellën Windsor të martën pa ndihmën e një shkopi, ajo duket se ka bërë përparim të mëtejshëm.

Mbretëresha ka shijuar sërish kalërimin. Kjo sërish është një shenjë e mrekullueshme pas atyre shqetësimeve për shëndetin e saj. Të bësh një gjë të tillë në moshën 96-vjeçare është shumë e jashtëzakonshme.’

Mbretëresha shpesh merrte pjesë në Trooping the Color mbi kalë, por në vitet e fundit rolin e kishin marrë pjesëtarët e familjes së saj.

Ajo ka qenë një kalorëse e përkushtuar që kur iu dha një kalë i vogël në moshën tre vjeçare në vitin 1929 dhe ka qenë një pronare dhe mbarështuese e përkushtuar e kuajve të garës gjatë gjithë jetës së saj.