Një ndarje që i erdhi si rrufe në qiell të hapur për çiftin më të përfolur të shoëbiz-it, Serena Sula dhe Arjon Luli. Modelja dhe kërcimtarja e njohur, e mori propozimin për martesë nga ish-konkurrenti i “Për’puthen” në 20-vjetorin e lindjes së saj, ndërsa ceremoninë e dasmës e organizuan në një shoë televiziv në Kosovë. Por çfarë ç’ndodhi natën e parë të martesës dhe kush janë djemtë e famshëm e të pasur që duan ta kenë Serenën pas ndarjes, i rrëfen në këtë intervistë eksluzive për revistën “Story”.
Shumë zhurmë për fundin e lidhjes pasionante me Arjonin….
Ne kemi qenë një çift pa komplekse. I vetmi çift në Shqipëri, Kosovë e kudo që ishim pa komplekse, aq sa asnjë nuk e beson ndarjen tonë. Si ka mundësi , thonë fansat të ndahen këta të dy e që kanë shkuar aq shumë me njëri-tjetrin?! 24 orë në 24 të pandashëm, dhe fanpaget ende postojnë për ne, ngaqë na duan sërish bashkë!
Si edhi ndarja?
Po kohët e fundit Arjoni ndryshoi shumë pa arsye, dhe u bë tepër, tepër xheloz. Po e tregoj këtu eksluzive çfarë ndodhi vetëm për ju, pasi s’e kam thënë më parë! Arjoni më dërgoi sms, pas 4-5 orësh pasi ishte larguar nga banesa, natën e pare të martesës. Me anë të një mesazhi në Whatssap më thoshte “arsyen” e ndarjes, që sipas tij ishin disa screenshote, të personave që m’i kishin rënë kamerës disa herë, dhe sms pa fund direkt në mëngjes pas martesës, apo kurorëzimit që bëmë në “Kosova show”. Ndërkohë unë isha në gjumë dhe u zgjova shumë më vonë se ai, dhe as nuk kisha hyrë fare në telefon. U bë xheloz nga mesazhet dhe telefonatat me kamera, do thoni ju?! Po tani më falni! Kush është ai person që nuk e do Serena Sulën ta ketë pranë, siç e kishte Arjoni?! (Qesh) Apo jo?! Kjo nuk diskutohet fare! Jam femër 20 vjeçe, super miss, e kompletuar në të gjitha drejtimet, dhe dihet që unë kam shumë, shumë fansa të zjarrtë, fakt që Arjonin disa herë e kanë bërë me nerva, sepse behëj xheloz kur afrohej ndonjë fans më shumë se ç’duhet për foto. Dhe unë s’e kam pranuar asnjëherë xhelozinë në këto raste se më dukej shumë budallallëk! E kështu ai u zgjua një ditë në mëngjes me një ndryshim drastic dhe iku! Më doli jashtë parashikimeve të mia, se e bëri direkt pas kurorëzimit. WTF!
Të kishte bërë premtime?
Nga çfarë paskam parë dhe ndjerë unë për të, mendoj doli tepër fals kundrejt meje. Sepse kur ishim bashkë kemi folur dhe kemi rënë dakort që ditën e parë të njohjes tonë. I bëmë shumë premtime njëri-tjetrit, madje Arjoni do bënte tatuazh fytyrën timë në krah, aq dashuri të madhe kishte për mua.
Po sot?
Sot normale që ai nuk ka fytyrë e guxim të më dalë përballë, as mua dhe as familjes sime, sepse ka super detyrime ndaj meje. Dhe burri që është burrë nuk largohet në atë mënyrë, pas gjithë asaj super lidhjeje aq të ngushtë dhe të pandashme, që s’kishte gojë askush të fliste. Por meqenëse ai e mori këtë vendim, po ia kujtoj që ka detyrime ndaj meje!
Mendon se ishte dashuri, apo thjesht tërheqje fizike? Konkluzioni yt sot?
Për mua ishte hera e parë që kisha një lidhje dashurie kaq të gjatë, duke bashkëjtuar me një person, dhe duke dale kudo në media e showbiz, kështu që dashuria s’ka munguar asnjë sekond tek ne. Por Arjonin s’e paskam njohur mire! Mesa duket nuk e kisha menduar kurrë këtë gjë, që më ka bërë kaq pabesi dhe e bëri kaq bukur, në një mënyrë që as s’e kam kuptuar fare. Se ai e kishte bërë në plan për t’u larguar nga shtëpia gjithë natën, dhe unë ndërkohë në gjumë. Ky ishte një veprim shumë i ulët dhe shumë i poshtër, sidomos kundrejt një personi si unë që jam munduar ta ndihmoj në çdo drejtim, duke i lënë edhe kartën e bankës pa merak fare. Një besim total 100%, dhe në fund ai dhe familja e tij nuk na përgjigjen për asgjë, për çfarë kam dhënë unë në këtë marrëdhënie kohët e fundit. Nda dua t’i them: “Prit pak se ke qenë në lidhje me Serena Sulen idiot!” Mua më ka zhgënjyer shumë si person! Më doli me dy fytyra dhe ma futi “thikën pas shpine”. Ky është konkulzioni!
Ndarjet janë të vështira, ti si po e kalon?
Çudia më e madhe 3 ditë zgjat, siç thuhet tek filmi “14 vjeç dhëndër”. Dhe një gotë verë pas!
Ju dhe u martuat në televizion, t’u duk sikur t’u shemb bota pas ndarjes?
Pyetje shumë me vend dhe tepër domethënëse. Ashtu m’u duk dhe ashtu më ndodhi, një bombë e vërtetë më ka rënë! S’e meritonim ne këtë ndarje kaq të keqe. Këto ndjenja s’i kisha përjetuar kurrë më parë!
Çfarë të mungon prej tij më shumë, dashuria apo seksi?
Ditët e netët e para, edhe aroma e tij më kishte ngelur nëpër rroba saqë kur zgjohesha në mëngjes më dukej sikur isha akoma me të, dhe so më vinte të më thoshte: “Rrapatushja ime mirëmëngjesi! Çohu, çohu se s’mund të rri dot pa ty, se mërzitem! Të më mbushte vaskën plot me petale surprizë, e të më përqafonte aq shumë, e pastaj të më puthte kudo nëpër trup e te bënim një seks si të çmendur, po aq romantik sa mëngjezet tona rutinë kur më dilte gjumi në këtë mënyrë. I imagjinoja në krevat këto momente, por harroja që ne ishim ndarë! Jeta qenka shumë e çuditshme dhe plot surpriza që as s’i kishim menduar ndonjëherë më parë! Mesa duket e kishte shkruar Zoti që ne ta përfundomin lidhjen dhe të ndaheshim në mëngjes direkt pas martesës! Vetëm Zoti lart e di arsyen se pse na ndodhi kjo gjë kaq e tmerrshme!
Mendon se ai po del me ndonje tjetër?
Arjoni lidhje dashurie? Jooo, asnjëherë. As nuk diskutohet, sepse ai ma ka thënë vetë në mesazhin e tij, kur u ndamë që “femër si ty s’ka e as s’kam peë të pasur kurrë! Në gjithë botën të kërkoj, s’kam për të gjetur një si ty!”. Po për sa ka qenë me mua, ai s’ka pasur shanse në botë , se ishte ishim bashkë 24 orë në 24. Nuk kam gojë të flas as unë për të, as ai për mua. Por tani që jemi ndarë nuk më intereson fare, se as unë s’jam më bashkëshortja e tij dhe as ai burri im!
Po ti ke filluar të shohësh para? Po njihesh me dike?
Unë normale që kam filluar me kohë mundësinë e një super lidhjeje tjetër. Kush e lë Serena Sulën të bjerë në tokë! Meshkujt e kanë ëndërruar këtë ditë që të gjithë pa përjashtim, pra që të jem single. Të gjithë më thoshin: “20 vjeç dhe super femër! S’të meriton ai ty jo?!” E mesa duket u kanë dalë fjalët njerëzve. Mezi e kanë pritur këtë ditë, dhe janë më të lumtur se kurrë!”
Të humbi besimi tek dashuria, për çfarë do kesh kujdes tani e tutje në një lidhje?
Jo, absulotisht që jo pasi s’janë të gjithë meshkujt njësoj si Arjoni. Besoj vetëm se duhet gjetur personi i duhur, dhe kujdesi më i madh që do të kem në lidhjen e ardhshme është që unë të mos jepem 100% totalisht e dhënë në një marrëdhenie. Kuptova që duhet të jepet më shumë partneri, si nga ana e përkushtimit, ashtu dhe nga çështjet ekonomike. Duhet të jem më e rreptë tek paratë e mia, sepse e pësova një herë keq. Unë jam shumë e dashur dhe e drejtë, virtyre që sot merren për dobësi.
I mban ende fotot dhe videot me pullë të kuqe që keni bërë bashkë?
Pooo, pse jo?! Unë kam vite që nuk fshij asgjë në galeri. (Qesh) Mund të kem mbi qindra e qindra të tilla, por tani do bëj video të tjera me pullë të kuqe. E meriton dikush tjetër që vdes vetëm të më shohë e jo të më ketë në shtrat. Tani e tutje do kem partner edhe më të famshëm, edhe më super hot edhe më më shumë lekë. Ju premtoj që shumë shpejt, do e shihni boom-in e rradhës nga Serena Sula.
Çfarë do bësh tani e tutje me jetën tënde?
Tani jam e fokusuar te hit-i i që do nxjerr, që e kam thënë dhe më herët do jetë një super bombë e një super diss, për gjithë personazhet e showbizit shqiptar. Do vazhdoj të jem mbretëresha e twerkut, dhe të tjera bomba.
Në dashurinë e re do e vendosësj pasurinë e tij si kriter?
Po patjetër, nuk diskutohet fare! Po s’e rigjeta unë që jam 20 vjeç, kush do e gjejë tjetër dashurinë?! Jam me super famë, me super bukuri, super forma trupore, super tëerk, super sharm e sex appeal. Këto janë fjalët që më thonë ata që interesohen për mua, të cilët janë dhe të njohur e që do i përmend në një tjetër intervistë. Pasurinë këtë herë do e vendos si kriter normale, përveç kritereve të tjera që duhet të përmbushë si mashkull.
Je tip i thjesht apo i vështirë?
Unë jam shumë shumë e vështirë si femër që të më kuptojë dikush, dhe të ecë në jetë përkrah meje në çdo moment. Duhet të jetë shumë i avancuar, shumë modern, shumë qytetar, të marrë vesh nga moda, sporti, showbizi , muzika. Të ketë parë botë me sy, dhe të mos jetë “I pabesë”, që të më kthejë shpinën në një ditë që unë ndoshta as nuk e imagjinoj fare, sepse unë sepse unë ia plas në fytyrë, siç ia bëra dhe Arjonit në Kosovë!