Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është shfaqur në rrjetet sociale apo në daljet e saj publike, gjithmonë shumë provokuese dhe me veshje mjaft seksi. Por me postimet e bëra së fundmi në “Instagram”, Fjolla i ka habitur të gjithë, pasi shihet krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim më parë. Si rrallëherë këngëtarja është shfaqur e mbuluar me shami. Bashkëngjitur fotos së postuar, Morina ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Mirë se vjen o muaj i bekuar i Ramazanit, qoftë i lehtë, i begatë dhe i mbushur me vepra të mira për të gjithë bësimtarët. Amin”, shkruan këngëtarja në “Instastory”. Ndërkohë kujtojmë se Fjolla ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të ndarjes nga bashkëshorti biznesmen, Fisnik Syla. Ishte ky i fundit që reagoi i parë për ndarjen e tyre duke thënë se ishte “i lirë si zogu”.
Biznesmeni kosovar vinte në këtë marrëdhënie pasi kishte braktisur gruan e tij dhe fëmijët, ndërsa Fjolla kishte lënë pas një marrëdhënie tejet konfliktuale, që përfundoi edhe me dhunë. Të gjithë e mbajnë mend edhe ‘dasmën’ përrallore në Maldives të dyshes, teksa këngëtarja ndodhej në arrati.