Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka. Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen duke u përfolur si për një lidhje të re ashtu edhe ka qenë kryefjalë e portaleve pasi u dyshua se është arrestuar sërish.

E teksa me anë të një postimi ku iu kundërvu portaleve që spekuluan për të, këngëtarja duket se i vuri ‘pikat mbi i’ lidhur me këtë çështje. Mirëpo, përpos jetës publike, duhet të kuptojmë se dhe personazhet publikë kanë jetën e tyre personale që herë zgjedhin ta tregojnë e herë jo. Me anë të dy Instastory-ve të fundit, Fjolla na ka treguar se nodhet në spital me një serum të vendosur, teksa vajzat e saj e vogël i qëndron te koka duke e masazhuar. Përpos faktit që është një video shumë prekëse, ne urojmë që ajo të mos ketë asgjë serioze.

Vetëm pak pas ndarjes, Fjolla ka publikuar së fundmi në rrjetin e saj social Instagram disa fotografi dhe ka nxitur menjëherë dyshimet tek fansat e saj se mund të ketë nisur një romancë të re dashurie.

Këngëtarja ka publikuar disa poza ku shfaqet në bagazhin e një makine, pranë një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre. Në mbishkrimin e fotove, bukuroshja vendosi një emoji zemre.

Përgjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme të ndryshme mbi jetën e Fjollës dhe Fisnikut. Para disa kohëve, Syla ka qenë i ftuar nëpërmjet një lidhjeje me Skype për emisionin “Wake Up”, ku ka folur për herë të parë për ndarjen e tij nga këngëtarja. Fisniku prej 23 vitesh jeton në Belgjikë dhe në fakt atje nuk është i panjohur për mediat, pasi ka qenë pjesë e politikës.