Kryeministri Edi Rama kohët e fundit ka filluar të bëjë rolin e promotorit të resorteve të reja që hapen në vend.

Pas tij në Tepelenë, shefi i qeverisë ka promovuar në Facebook-un e tij ku e ndjekin më shumë se 1 milion njerëz, një resort në qytetin e Peshkopisë.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por mënyra sesi Rama tenton “t’u hedhë hi syve” të shqiptarëve është e frikshme.

Siç ju thamë, Rama promovoi dje resortin e hapur rreth lumit Drin në fshatin Muhurr të Peshkopisë, duke thënë se është investim i një qytetari të kthyer nga emigrimi.

“Buzë lumit Drin, në fshatin Muhurr të Peshkopisë, një bujtinë e bukur gati të hap dyert së shpejti, falë një tjetër investimi shqiptarësh të kthyer nga emigrimi, që duke i kthyer kursimet në bujtina mikpritëse e pa taksa, në tokën e gjyshërve të tyre, nxjerrin shumë më tepër të ardhura sesa nga vazhdimi i punës për llogari të dikujt tjetër në tokë të huaj”, shkruan Rama.

Në fakt, resorti është në pronësi të  Ymer Lalës, ish-kreut të PDIU-së dhe babai i ish-deputetes socialiste, Reme Lala.

Ymer Lala është personi që ka luajtur një rol kyç në fitoren e PS-së në 2016 për Bashkinë e Peshkopisë, por dhe fitoren e PDIU-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës,

Si duket “Babloku” (Rama) po i kthen nderin për të disatën herë Lalës për rolin që ka luajtur ky i fundit në fushatat zgjedhore në Dibër.

Për të gjithë ju që s’e mbani mend, Lala doli në përgjigjet e dosjes së famshme  “I84” të vjedhjes së votave në Dibër.

Ai dëgjohet teksa flet me dy femra dhe më pas me një person tjetër, të tre të panjohur. Bisedat janë për diskutime të përgjithshme dhe Ramës i referohet si “Babloku i madh”.

Biseda 1

Imer Lala: Do shkoj me një zyrë të madhe, a thua a jam vesh mirë a jo?

Grua: Po mirë mo je.

Imer Lala: Ma fut atë gjë në karikim.

Grua: E kam karikuar pa merak.

Imer Lala: Kur do dalësh ti?

Grua: Jam do jem atje

Imer Lala: Unë nga ora 11:30 nisem.

Grua: Në rregull, hajd

Biseda 2

Vajzë: Ku je? Përveçse u çove nga kafja

Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin, e po shkoj në zyrë

Vajzë: Eh, kuptoj

Imer Lala: Sa të dal ta bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.

Biseda 3

Imer Lala: O zotëri po ku je mor, ti rashë telefonit.

I panjohur: E kam mbyllur atë numër, njëherë për njëherë. Ju çfarë bëni

Imer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh, tani sa dola

Imer Lala: Isha me Qifin më parë

I panjohur: Uhuh

Imer Lala: Ti mos e ruaj leshin për asgjë

I panjohur: Unë?

Imer Lala: Hajd se flasim. Se do vijë atje unë sot./gazetajone