
Vajza e Arjola Demirit, Helga, feston sot ditëlindjen. Ajo ka mbushur 15 vjeç dhe aktorja i ka organizuar një festë përrallore mes miqsh.
Vajza e Arjola Demirit feston 15 vjetorin, pamje nga festa përrallore
“Shut up and kiss me (mbylle gojën dhe më puth)”, është slogani i festës, ku nuk kanë munguar tullumbacet, muzika dhe ushqimet e shumëllojshme.
Arjola i ka dedikuar dhe një urim të ndjerë Helgës, teksa ka publikuar një foto të saj. “Gëzuar ditëlindjen dritë e diellit. Faleminderit që je shoqja ime! Faleminderit që ekziston! Mami të adhuron”, ka shkruar ajo.