Babai i Saimir Tahirit ka ndërruar jetë. Lajmi u bë me dije në faqen zyrtare të ish-ministrit të Brendshëm, i cili po vuan dënimin në burg.
Në foton e publikuar të të atit, është bashkangjitur dhe një letër që Tahiri e ka dërguar nga burgu.
Letra e plotë:
O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!
Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta thosha dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më: Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!