Para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, njihej nga publiku shqiptar nga fotot shumë seksi në rrjetet sociale. Por më pas, ajo fitoi zemrën e njerëzve me çiltërsinë dhe thjeshtësinë e saj.
Ditën e sotme, modelja e njohur ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli për pjesëmarrjen e saj në emisionin italian, “Tiki Taka” nga Piero Chiambretti.
Bukuroshja bionde u shpreh se i dridheshin këmbët, por ishte eksperiencë shumë e bukur. Nishani shtoi se pas përfundimit të reality show-t, po i merr gjërat me ngadalë.
“Jam shumë e lumtur, është një periudhë shumë e bukur për mua pas Big Brother. Më kanë ftuar te një nga programet më të vjetra në Itali ku flasin për sportin dhe kam bërë fotoshooting. Ishte hera e dytë që kthehesha në Itali dhe sa herë që shkoj, ka një energji të paparë. Kur Chiambretti na thirri, më dridhej trupi dhe ka qenë shumë i bukur. Ka qenë një moment magjik.
Po i marr gjërat si të vijnë. Dua ta shijoj jetën ditë pas dite. Unë mendoj se fama e momentit që kishin banorët e Big Brother mund të shkojë 2 muaj por pastaj vijnë të tjerët. Një këmbë e kam në tokë, një e kam cik lart”, tha modelja seksi.