Emisioni i vëllezërve Veshaj, Romeo dhe Donald po përballet me disa akuza të forta. Disa faqe në Instagram kanë zbuluar se skenat nga emisioni janë të kopjuara nga diku tjetër. Batutat janë të kopjuara nga grupi italian “The Jackal”, të cilët postojnë video në YouTube.

Jo vetëm kaq por dhe loja me karaoke është e kopjuar nga Jimmy Fallon, i cili e bën këtë lojë nga emisioni i tij “The tonight show”. Krahasimet mes emisioneve po qarkullojnë në rrjetet sociale masivisht. As Romeo dhe as Donaldi nuk kanë reaguar për këto akuza.