Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë një ndër çiftet më të pëlqyera në shoëbiz dhe duket se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë. Ajo ka  zhvilluar së fundmi një koncert në Vienë ku së bashku me të ishte dhe këngëtari Ylli Limani. Mirëpo përpara shfaqjes teksa ndodheshin në hotel, Ylli ka postuar në InstaStory një video ku tregon se tentoi t’i bënte Dafinës një rreng duke i thënë:

‘Dj Geek ka flirtuar me recepsionisten e cila më pas i ka kërkuar numrin, ndërsa ai e ka ftuar për në dhomën e tij’.

Reagimi i këngëtares ishte epik pasi ajo u duk se nuk e mori fare seriozisht shakan teksa duke ‘kërcyer’ i drejtohet Yllit: ‘Përse po gënjen’ teksa e shoqëroi dhe me disa ‘grushta’ drejt kamerës.