DJ Genc Halimi, i njohur si Dj Geek, nuk e ka sot ditëlindjen por partnerja e tij këngëtarja Dafina Zeqiri ka vendosur ta suprizojë me një dhuratë. Ai publikoi në faqen e tij të Instagramit disa foto dhe video nga surpiza e papritur e partneres së tij. Dafina i ka dhuruar të dashurit të saj një motor ngjyrë të verdhë, të cilin duket se ai ka dashur ta ketë prej kohësh.

“Dhuratë ditëlindjeje para kohe nga gruaja”– ka shkruar Dj Geek. Ndërsa këngëtarja ka zbuluar në seksionin e komenteve se në fakt ditëlindja e Dj Geek është më 10 shtator.

10 shtator, por ne do festojmë që sot beb”, shkruan Dafina ndërsa çifti duken mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit.

Ndërsa ndjekësit kanë nisur menjëherë me komentet, duke uruar Dj Geek për ditëlindje. Një komentues, i cili replikoi në komentin e Dafinës shkruan: Shyqyr që fole se vazhduan urimet për ditëlindje.

Dafina dhe Dj Geek e kanë konfirmuar romancën e tyre në fillim të 2020.