Noizy dhe Stresi i kanë dhënë fund armiqësisë disa vjeçare.

Muajt e fundit, ata kanë treguar se i kanë sheshuar problemet dhe tashmë gëzojnë një raport të mirë. Këtë gjë e vënë në pah dhe përmes mediave sociale.
Së fundmi, Noizy ka treguar mbështetjen për projektin e ri të Stresit.

Noizy ka publikuar këngën e re në Instastory, postim të cilin më pak e ka shpërndarë dhe Stresi.

Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ka qenë mbishkrimi me të cilin e ka shoqëruar. “Gjysma ime ti.”, ka shkruar reperi shoqëruar me emojin e një peshkaqeni.