Një grup prej 16 personash u arrestuan sot dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se tregtonin dhe magazinonin ilaçe të kontrabanduara.
Policia gjeti në disa banesa dhe farmaci në 4 qytete medikamente të ndryshme me vlerë rreth 50 mijë euro pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan.
Nga hetimet disamujore, policia thotë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të arrestuarit tregtonin ilaçe kontrabandë, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.
Devis Beqiri kishte disa furnizues të ndryshëm të vendit dhe në bazë të porosive që ata kanë nga farmacitë për medikamentet.
Porosia bëhej përmes rrjetit social Whatsapp dhe porosia vinte nga Greqia dhe Italia. Prokuroria dyshon se kontrabanda ndihmohej edhe nga punonjësit e doganave që mbyllnin njërin sy.
Gjithashtu Devis Beqiri është mbajtur në përgjim.