Dhurata Dora rrallëherë preferon të postojë foto apo video me njerëzit e saj të dashur, por së fundmi e ka bërë një përjashtim.

Ajo ka postuar një foto nga ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë, Sara Hoxhës dhe duket se ka qenë e ftuar bashkë me të ëmën.

Në postim Dhurata shihet krah të ëmës ku tregojnë ngjashmërinë e madhe që kanë me njëra-tjetrën si nënë e bijë.

Kujtojmë që Dhurata së fundmi po përflitet se do sjellë një bashkëpunim me Elvana Gjatën.