Vali Corleone është shfaqur për herë të parë publikisht pasi u plagos nga bashkëjetuesja 22 vjeçare në shtëpinë e tij në Gjilan. Ai ka lënë spitalin, ku po kurohej për shkak të plumbit që mori në këmbë.

Edhe në fotografinë e siguruar nga mediat vendase, shihet pranë një personi dhe me një fashë në këmbë.

Ditën e djeshme, Vali deklaroi se kishte qenë personalisht ai i cili i kishte kërkuar bashkëjetueses së tij 22 vjeçare qëta qëllonte në këmbë pas një basti që kishin vënë.