
Ky është autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshtarit të tij Martin Cani ditën e djeshme, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Mediat kanë publikuar këtë foto të tij, të cilën ai e ka postuar pas vrasjes në aplikacionin ‘Snapchat’. 14-vjeçari pozon si për të demonstruar forcën, duke mbajtur një grusht lart.
Ndërkohë, po në pamje duket dëmtimi që ka marrë në dorë.
Efektivët e policisë ende nuk e kanë gjetur thikën e përdorur në krim. Sot pritet që të merret në pyetje i riu për të dhënë versionin e tij në lidhje me sherrin.
Policia njoftoi se atij iu vunë pranga për “Vrasje me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Aktualisht, i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën si pasojë e dëmtimit që ka pësuar.