Ndonëse në fillim kishin një raport miqësor, duket se veprimet e fundit të Ganiut e kanë bezdisur Shqipen e cila thotë se nuk mund të durojë njerëzit që i afrohen si ai.

Në një bisedë me Adrin në sallonin e shtëpisë, Shqipja thotë se disa veprime të Ganiut kanë filluar ta bezdisin, si për shembull afrimi në fytyrë, gjë të cilën ajo thotë se i shkakton ankth.

“Më fut terrorin kur më afrohet, nuk e duroj dot. E kam bezdi pjesë e kontaktit. Më duket sikur kur më mbyt. E kanë shumë të keqe këtë, të afrohen shumë afër. Nuk mundem, më fut në presion kur më afrohesh, më fut ankth”, tha ajo.