Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një nga çiftet më të njohura në showbiz-in shqiptar, dhe më të komentuarit.
Mirëpo gjatë ditëve të fundit ata janë vënë në qendër të mediave, pasi aludohej se në martesën e tyre kishte një krizë dhe se çifti po shkonte drejt ndarjes.
Këngëtarja dhe aktori i humorit kanë hedhur poshtë zërat në mënyrën më të bukur. Xhensila teksa ishte në skenë i ka dedikuar këngën “çelsi i zemrës” bashkëshortit të saj, teksa është afruar dhe i ka dhuruar një puthje duke thënë “këtë këngë ta dedikoj ty, të dua me gjithë shpirt”.
Më pas Besi ka shpërndarë këtë moment të romantik, duke u dhënë dhe një përgjigje të gjithë atyre që shkruajtën për ndarjen e tyre, “çdo 6 muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo 4 muaj një lajm tjetër, ndërron jetë Ija e Bes Kallakut. Cdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe kto të fundit. Më keni ca…shqiptarët të rrinë të qetë”.