Ju e dini që në mëngjes zakonisht ai nuk zgjohet me humorin më të mirë të mundshëm. Me siguri do të flasë për disa minuta i ngrysur, ose ndoshta nuk do as të komunikojë derisa t’i dalë gjumi, por gjejeni çfarë?

Sekreti për ta ndryshuar këtë është në dorën tuaj! Humori i tij mund të ndryshojë 100% nëse e zgjoni në një nga mënyrat në vijim. Në fund të fundit, dilni të dy të fituar.

Fërkojeni në zonën e krahëve dhe kraharorit

Mbështetuni pas tij dhe mbështilleni me këmbë. Lërini gishtat tuaj të shëtisin mbi kraharorin dhe krahët e tij dhe dalëngadalë filloni ta fërkoni.

Putheni në qafë

Qafa është një nga zonat më erogjene të trupit ndaj sa më shumë vëmendje t’i kushtoni, aq më seksi do të jetë atmosfera kur ai të zgjohet.

Prekeni nga koka tek këmbët

Afrohuni ngjitur pas tij dhe lejojeni të ndiejë ngrohtësinë e trupit tuaj. Nëse bëni lëvizje të vogla sensuale, nuk ka për t’ju rezistuar.

Merreni ‘situatën në dorë’
Përfitoni nga ereksioni i mëngjesit me disa lëvizje delikate që bëhen gradualisht më intensive. Do t’ju falenderojë.

Hipni sipër tij
Tregoni aftësitë tuaja prej ‘coëgirl’ dhe zgjojeni nga gjumi. Nuk ka për t’u ankuar!