Pavarësisht këtij fakti, është thjeshtë çështje kohe dhe shifrash që të sigurojmë një biletë për në Gjermani. Ky kualifikim mund të vijë që në 17 nëntor, në transfertën kundër Moldavisë, ku djemve të Sylvinhos i duhet vetëm një pikë, mjafton të mos humbasin përballë Moldavisë për të festuar kualifikimin për herë të dytë në Evropian.

Shqipëria mund të kualifikohet dhe duke marrë zero pikë në dy ndeshjet e mbetura. Mjafton që në sfidën me Moldavinë të humbasë me një gol diferencë dhe sfidat Poloni-Çeki, Çeki-Moldavi të dalin barazim.

Në çdo rast, nëse Shqipëria del me pikë të barbara me të gjithë rivalët, do të kalonte më tej, pasi ka shifra më të mira në përballjet direkte.

Grupi E

Këto janë thjeshte projeksione, pasi askush në radhët e kuqezinjve nuk futet në fushë me laps e letër, por në dy sfidat e fundit kërkojnë 6 pikë të plota, për t’u kualifikuar si të parët në Grupin E dhe për të thyer rekordin e pikëve të grumbulluara në një kualifikuese. Për momentin ndodhemi në krye me 13 pikë në 6 ndeshje.