Policia e Tiranës ka zbuluar një shtepi që përdorej si bazë për prodhimin dhe magazinimin e lëndëve narkotike në Ndroq. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe kanabisi, ndërsa policia është ende duke bërë verifikimet përkatëse për të patur një panoramë më të qartë .
Bëhet fjalë për një ndërtesë, në brendësi të së cilës është gjetur lëndë narkotike të mbjellura si edhe të gjitha aparaturat e tjera të përshtatshme për kultivimin e kanabisit.
Policia nuk ka gjetur askënd në shtëpi, ndërsa janë shoqëruar dy punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre pasi nuk kanë njoftuar për sasinë e madhe të energjisë që konsumohej për shkak të llampave të fuqishme. /GazetaJone