Moderatorja e njohur Dojna Mema është një nga vajzat më të dashura të ekranit shqiptar. Prej disa javësh ajo ka ndarë me publikun lajmin se së bashku me partnerin e saj Vlashen Satën janë në pritje të fëmijës së parë.
Ditën e sotme duket se Dojna është bërë nostalgjike pasi ka ndarë me publikun në instastory një fotografi ku ka treguar më shumë rreth punës së parë që ajo bënte.
Dojna ka treguar se në fillim ka punuar në radio dhe pas një periudhe prove prej 6 muajsh është paguar me një rrogë modeste prej 20 mijë lekësh të rinj.
“Puna ime e parë, radio,19 vjeç! Asokohë mendoja që do të ishte edhe e fundit. Pas 6 muaj prove (të papaguar) mu vendos një pagë 20.000 lekë dhe mbaj mend që isha aq e lumtur sa thoja: “Po këta pse më paguajnë për të bërë çfarë më pëlqen?!” Shumë ka ndryshuar nga atëherë. Radio nuk ishte puna ime e vetme apo e fundit, paga u rrit bashkë me mua dhe mbi të gjitha unë mësova t’i lë gjithmonë të hapura dyert e dritaret e mundësive duke mos u kufizuar nga askush dhe asgjë. Bota është aty për ta kapur, bashkë me gjithë çka brenda”-ka treguar ajo.