Janë bashkë prej më tepër se një viti por bukuroshja Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, janë treguar shumë të rezervuar për jetën e tyre private.
Së fundi, në një intervistë televizive, Cindy ndau për herë të parë detaje nga lidhja e shumëpërfolur me Genarin.
Ajo sërish nuk preferoi që të komentonte shumë rreth raportit të tyre, ndërkohë që e konsideroi pozitiv reagimin e Jozefina Topallit në momentin e prezantimit të tyre të parë.
Jeni bashkë prej një viti, a janë bërë gjërat familjare? Pra a je takuar ti me familjen e tij dhe ai me tënden?
Cindy Marina: Po, jemi prezantuar.
Si ka qenë reagimi i parë i nënës së Genarit (Jozefina Topallit), kur të takoi?
Cindy Marina: Nuk dua të flas shumë për këtë temë, më mirë po ha specin djegës që të shpëtoj nga kjo pyetje (qesh).
Pse reagoi keq Jozefina?
Cindy Marina: Jo, reagoi shumë mirë.